Skandal seksual edhe në politikën franceze

Skandali i ngacmimeve seksuale dhe shantazheve është përhapur edhe në politikën franceze. Disa gra, anëtare të Frontit Nacional të Marine Le Pen, kanë denoncuar në prestigjozen franceze Le Monde, se janë bërë vitkima të ngacmimeve dhe dhunës fizike e verbale.

Nën akuzë ka rënë edhe njëri prej bashkëpunëtorëve të ngushtë të kryetares Le Pen, Axel Loustau, i cili i ka lënë një plumb një kolegeje të tij, pas muajsh të tërë presionesh seksuale. Këshilltari rajonal i partisë së ekstremit të djathtë e mohoi akuzën por, sipas Le Monde, ka edhe zëra të tjerë brenda partisë që konfirmojnë rastin, ndonëse nuk akuzojnë drejtëpërdrejtë asistentin e Marine Le Pen.

Vetë liderja e ‘Frontit Nacional’ ka preferuar të mos i komentojë këto akuza.

Ky nuk është rasti i vetëm në forcën e ekstremit të djathtë. Edhe një tjetër këshilltare rajonale e ‘Frontit Nacional’ akuzoi ish-të dashurin e saj njëherësh kolegun e saj se e ka dhunuar fizikisht pas një mbledhjeje në parti.

Denoncimet e grave në politikë vijnë pas skandalit të madh që shkaktoi ngjarja e producentit të njohur amerikan Harvi Ueinstein, i cili rrezikon të arrestohet pasi FBI njoftoi se mund të provohen disa akuza për përdhunim në dëm të tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button