fbpx

Premton Umtiti: Do t’i kërkoj këtij ylli që t’i bashkohet Barcelonës

Samuel Umtiti ka premtuar se do të tentojë dhe do t’i kërkojë bashkëvendësit të tij, Antoine Griezmann që t’i bashkohet Barcelonës, nëse ekziston një mundësi për largimin e tij nga Atletico Madrid. Mbrojtësi francez në verën e vitit 2016 i është bashkuar Barcelonës nga Lyon, dhe ka arritur të fitojë besimin e trajnerit për të qenë një lider i padiskutueshëm, shkruan Lajmi.net.

Umtiti dëshiron që të njëjtën gjë ta bëjë edhe Griezmann, që paraqitet te Atletico Madrid, e që verën e fundit ka qenë i lidhur me një kalim te Manchester United në Premierligë, ku kërkohej me ngulm nga Jose Mourinho.

“Ne e kemi parë se çfarë mund të bëjë në Atletico, është një lojtar i klasit botëror”, ka deklaruar Umtiti gjatë një interviste për Ara, përcjell ‘Lajmi.net’.

“Nëse ekziston mundësia për të nënshkruar me atë, unë do t’i them që të mos hezitojë që të vijë në Barcelonë”, ka vazhduar 23 vjeçari.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button