Qindra persona morën pjesë në varrimin e gazetares së vrarë të Maltës

Qindra njerëz kanë marrë pjesë në funeralin e gazetares së vrarë Dafne Karuana Galicia, e cila muajin e kaluar u vra nga një autobombë në Maltë.

Galicia (53) njihej për investigimet e saj dhe akuzat që iu bënte shpesh zyrtarëve të lartë për korrupsion.

Përmes një prej hetimeve të saj më të fundit, ajo rrëzoi qeverinë e Maltës dhe çoi vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme.

Me qindra qytetarë e nderuan atë në rrugëtimin drejt banesës së fundit, ndërsa familja nuk lejoi as edhe një prej udhëheqësve të vendit që të merrnin pjesë në ceremoni.

E premtja është shpallur ditë zie në Maltë, në nderim të gazetares së vrarë, e flamujt u valëvitën në gjysmështizë.

Jashtë kishës, ku u zhvillua ceremonia mortore, qytetarët e shumtë bënë thirrje për drejtësi dhe zbardhjen e vrasjes së gazetares. Ekspertë ndërkombëtarë, përfshirë nga FBI-ja, po ndihmojnë në hetime, por deri tani nuk është bërë asnjë arrestim.

Krerët e 8 prej organizatave më të mëdha të lajmeve në botë, përfshirë BBC-në, i bënë thirrje Komisionit Evropian, i cili nuk është angazhuar drejtpërdrejt në hetime që të hetojnë vrasjen e gazetares. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button