Gjykata Penale Ndërkombëtare paralajmëroi hetime për krime lufte në Afganistan

Kryeprokurorja e Gjykatës së Hagës për krime lufte në Hagë, Fatu Bensuda sot paralajmëroi se do të kërkojë miratimin për hapjen e hetimeve formale të akuzave për krime lufte në Afganistan.

Bensuda theksoi se ka bazë të arsyeshme për të besuar se në Afganistan janë kryer krime kundër njerëzimit, mirëpo nuk përmendi asnjë palë specifike për hetime.

Vitin e kaluar, Bensuda ka thënë në një raport se ka baza paraprake për të besuar se forcat amerikane kanë kryer krime lufte në 60-të raste në Afganistan dhe në objektet e paraburgimit të CIA-s diku, në vitin 2003 dhe 2004.

Raporti poashtu ka nxjerrë në pah abuzime të kryera nga ushtarët afganë dhe talebanët.

Nëse kërkesa e re e prokurores Bensuda miratohet nga gjykatësit e gjykatës, zyra e saj do të hetojë, nën juridiksionin e gjykatës, krimet e dyshuara nga secila palë në konfliktin e armatosur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button