fbpx

Lideri i boshnjakëve në Serbi kërkon autonomi në Sanxhak

Kryetari i këshillit nacional të boshnjakëve në Serbi, Sulejman Uglanin, sot kërkoi nga autoritetet serbe dhe nga Bashkimi Evropian të shpallen “zgjedhje për formimin e autonomisë territoriale të rajonit serb Sanxhak, ku shumica e banorëve janë boshnjakë”.

Ugnjanin, i cili është edhe lider i Partisë për aksion demokratik të Sanxhakut (SDA), theksoi se kërkesën e bazon në rezultatet nga referendumi për autonominë e Sanxhakut nga viti 1991, i cili nuk është njohur nga ana e Beogradit.

Lideri i boshnjakëve në Serbi, gjithashtu, kërkoi edhe të konfirmohet data për tërheqjen e policisë serbe, ushtrisë dhe shërbimeve të zbulimit, si dhe të organeve gjyqësore serbe nga Sanxhaku,

Ai konfirmoi se boshnjakët janë “trup i huaj në vend në të cilin institucionet quhen ushtri serbe dhe polici serbe” dhe se organet shtetërore ndaj pakicave boshnjake sillen në mënyrë armiqësore dhe diskriminuese.

Александар Вулин

Deklaratat e tilla të Uglanin, ministri serb i Mbrojtjes  Aleksadar Vulin i vlerësoi si provokative. Ai shtoi se kryetari i Këshillit nacional të boshnjakëve dëshiron të shkaktojë “trazira dhe shqetësim”, sepse i pengon paqja dhe ligjshmëria në Serbi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button