fbpx

Australi, papagajtë dëmtojnë rrjetin e internetit

Rrjeti prej miliarda dollarësh i internetit në Australi është nën sulm nga papagajtë vendas, ose siç njihen ndryshe “cockatoo”.

Kompania e rrjetit kombëtar të internetit tha se ka shpenzuar dhjetëra mijëra dollarë për të riparuar kabllot e dëmtuara nga zogjtë, të cilët duket se argëtohen kur këpusin me sqepat e tyre, fijet që u çojnë internet njerëzve, transmeton Top Channel. 

Zogjtë e egër janë telashi më i fundit në kalvarin e vuajtjeve të kompanisë “NBN”, e cila kritikohet tej mase për internetin e ngadaltë.

Australia renditet e 50-a në botë për shpejtësinë e internetit, me 11.1 megabit për sekondë, shumë larg vendeve të zhvilluara. Projekti prej miliarda dollarësh i “NBN” nisi vite më parë, me premtimin se në vitin 2021, e gjithë Australia do të ishte bashkuar nga kabllot optike dhe interneti me shpejtësi të lartë.

Premtimi nuk është mbajtur, e jo për faj të zogjve që thjesht po shtyjnë më shpejt në greminë biznesin e “NBN”-së. Megjithatë, sipas kompanisë, zogjtë po sjellin shumë probleme, pasi kur sulmojnë në tufa janë të pandalshëm dhe shkaktojnë dëme të mëdha.

Ekspertët në vend thonë se, “NBN” po iu faturon zogjve dështimin e kompanisë dhe ka gjetur një justifikim për klientët për shërbimin e dobët. Në krahun tjetër nuk është e qartë pse papagajtë mbllaçisin kabllot e internetit, por nëse videoja e njërit prej tyre shërben si precedent, mbase nuk e kanë me qejf teknologjinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button