22 tërmete në 4 ditë, frikë nga vullkani në zonën turistike

Të paktën 22 tërmete kanë tronditur Tenerifen në Spanjë në vetëm katër ditë, duke ngjallur frikë se mali Teide mund të shpërtheje.
Lëvizjet sizmike janë regjistruar në një thellësi prej 6 deri në 8 kilometra nën nivelin e detit brenda 4 ditëve
Për këtë ngjarje ka pasur edhe një reagim zyrtar nga Istituti Vullkanologjik i ishujve Kanarie, që është përpjekur të qetësojë njerëzit, duke thënë se nuk ka ndonjë rrezik për shpërthim vullkani.