fbpx

Humbja në Beograd e lë të fundit, ja variantet se si mund të kualifikohet më tej ‘Skënderbeu’

Me humbjen e pësuar kundër Partizanit të Beogradit në Serbi shanset e Skënderbeut për të kaluar grupin vështirësohen ndjeshëm. Nga takimi i katërt tashmë shpresat e korçarëve për vazhdimin e aventurës europiane nuk varet më nga këmbët e tyre.

Për të mbajtur gjallë shpresat Skënderbeu si fillim duhet të marrë pikët e plota në dy takimet e radhës kundër Dinamo Kiev dhe Young Boys-s.

Kjo pasi skuadra shqiptare ka vetëm 2 pikë në Grupun B. Me dy fitore Skënderbeu do të arrinte në kuotën e 8 pikëve, e me këtë variant do të shpresonte që Partizani i Beogradit të mos merrte më shumë se dy barazime, ose një humbje kundër Dinamo kiev dhe një barazim kundër Young Boys.

Me këto rezultate zviceranët e Young Boys nuk do të përbënin problem pasi me pikën kundër serbëve do shkonin në 4 dhe pavarësisht rezultatit kundër Dinamos nuk rrezikojnë pozitat e Skënderbeut, gjithomnë nëse kjo e fundit merr pikët e plota.

Ndeshjet e radhës

Skënderbeu – Dinamo Kiev

Partizan Beograd – Jang Bojs

Ndeshjet e fundit

Jang Bojs – Skënderbeu

Dinamo Kiev – Partizan Beograd

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button