ASHMAA: Fushata për gratë e “emancipuara” është mizogjeniste dhe seksiste

Agjencia për Shërbime Mediale Audio dhe Audiovizuele pas mbikëqyrjes së kryer konstatoi se spotet nga fushata e përbashkët në produksionin personal të “Siti Radio”, “Klub FM” dhe “Metropolis Radio Mrezha”, e cila dedikohet për “të gjitha gratë e emancipuara”, janë mizogjeniste dhe seksiste, transmeton MIA. 

Fushata, siç theksojnë nga ASHMAA, paraqet diskrimin në bazë të gjinisë, zgjerimit, mizogjinisë dhe seksizmit që është shkelje flagrante të Ligjit për shërbime mediale audio dhe audiovizuele. Tre radiodifuzerët të cilët e kanë prodhuar këtë fushatë, theksohet, kanë të bëjnë me mënyrën e cila është e papërfytyrueshme dhe tërësisht i papajtueshëm me sjelljen profesionale.

“Në fushatë, emancipimi i grave dhe i burrave shtrohen si dy procese të cilat mes vete përjashtohen, emancipimi dhe synimi i grave ta arrijnë maksimumin në karrierat e tyre prezantohet si paraqitje negative, gratë e suksesshme i nënshtrohen tallje dhe urrejtje, ndërsa fëmijëve dhe të rinjve nga dy gjinitë iu dërgohet porosi se nuk janë të barabartë dhe se nuk duhet të synojnë ndaj barazisë”, thonë nga Agjencia.

Deri te tre radiot janë dërguar njoftime për shkeljen e konstatuar të Ligjit. Raporti nga mbikëqyrja është i disponueshëm në ueb faqen e Agjencisë (link deri te raporti),  ndërsa do të dërgohet edhe deri te Komisioni për mbrojtje nga diskriminimi. 

foom-logo-disklejmerKy tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Observatori i reformave mediatike”, të cilin e realizojnë Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, “Agora” – Qendra për promovimin e vlerave qytetare dhe Platforma për gazetari hulumtuese dhe analiza (PINA), me mbështetjen financiare të Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.
Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button