Seul: Koreja Veriore me siguri përgatit test të ri raketor

Koreja Veriore do të mund të kryejë test të ri raketor duke i pasur parasysh aktivitetet e përshpejtuara të cilat janë vërejtur në stacionet hulumtuese, bëri të ditur sot agjencia koreanojugore e lajmeve Jonhall, duke iu referuar agjencisë koreanojugore të zbulimit, transmeton MIA.

“Ekziston mundësi që Koreja e Veriut të lansojë raketë sepse është vërejtur lëvizje e automjeteve në stacionin hulumtues në Phenian”, kumtoi Shërbimi nacional koreanojugor i zbulimit.

Jonhap thekson se me siguri lokacioni për testimin bërthamor në qytetin koreanoverior Pungje-ri është dëmtuar gjatë provës së gjashtë më të madhe bërthamoroe që Pheniani e ka kryer në shtator.

Lajmi për testimin eventual të ri raketor koreanoverior është publikuar para vizitës së presidentin amerikan Donald Tramp në Seul. Në kuadër të turnesë aziatike, Tramp më 7 nëntor do të udhëtojë në Seul, ndërsa do t’i vizitojë edhe Japoninë, Kinën, Vietnamin dhe Filipinet.

Столтенберг во Сеул

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në Seul deklaroi se ambiciet e armatosura të Phenianit janë “kërcënim global”.

“Mendoj se të gjithë kuptojmë se lufta do të jetë jashtëzakonisht e rrezikshme dhe katastrofike jo vetëm për njerëzit të cilët jetojnë në rajon, por edhe për paqen dhe stabilitetin botëror”, theksoi Stoltenberg.

Ai shtoi se Aleanca “çdoherë është e gatshme të përgjigjet dhe të refuzojë çdo sulm nga cili do drejtim”.

“Me rëndësi është që tensionet të mos dramatizohen, që të mos krijohet situatë problematike”, theksoi Stoltenberg.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button