Maqedoni, gripi merr hov, rritet për 40% numri i të sëmurëve

Javën e kaluar (prej 23 deri më 29 tetor) janë regjistruar 63 raste të reja të të prekurve nga gripi, që është rritje për 40 për qind në raport me javën paraprake (prej më 16 deri më 22 tetor), thuhet në raportin e Institutit për Shëndet Publik të Republikës së Maqedonisë të publikuar sot në ueb faqen e saj.

Në krahasim me numrin e rasteve të regjistruara në periudhën e njëjtë sezonin e kaluar, shënohet rritje prej 46,5 për qind.

Gjatë kësaj jave, janë paraqitur persona të prekur prej nëntë njësiteve raportuese. Numri më i madh janë regjistruar në Njësinë rajonale Gostivar – 36 persona të prekur. Incidencë e lartë gjithashtu është vërejtur në NJR Gostivar – 30,1, në 100.000 banorë, ndërsa më e ulët në QSHP Prilep – 1,1 në 100.000 banorë.

Numri më i madh i të prekurve nga gripi këtë javë janë paraqitur në grupmoshën e cila e përfshin pjesën më të madhe të popullatës (prej 15-64 vjeç) – 39 raste (61,9 për qind), ndërsa incidencë më të lartë (6,1 në 100.000 banorë) u regjistrua tek personat mbi 65 vjeç, ku gjithsej janë paraqitur 16 të prekur.

Në sezonin 2017/2018 numri i përgjithshëm i të prekurve nga gripi është 123, që është për 28,1 për qind më pak në krahasim me periudhën e njëjtë vitin e kaluar kur janë regjistruar 171 persona të prekur.

Sipas raporteve të arritura nga qendrat për shëndet publik/njësi rajonale, 25.171 persona janë vaksinuar së bashku me javën e kaluar (prej 23 deri më 29 tetor) në territorin e Republikës së Maqedonisë dhe janë harxhuar 89,9 për qind e numrit të përgjithshëm të vaksinave të furnizuara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button