Pas Lilajt, pritet ftesa kuqezi edhe për Gavazajn

Enis Gavazaj është kandidati i radhës për të marrë një ftesë kuqezi nga trajneri Christian Panucci. Sulmuesi i Skënderbeut, që ka shkëlqyer në këtë sezon është futur prej kohësh në orbitën e kombëtares.

Kjo është arsyeja përse miqësorja e 13 nëntorit në Antalia ndaj Turqisë mund të jetë shansi i djaloshit nga Prizreni. Gavazaj është kthyer në një prej pikave më të forta të korçarëve në sezonin ku skuadra ka arritur kualifikimin e dytë në histori në fazën e grupeve të Europa League.

22-vjeçari arriti të plotësonte më së miri hapësirat e lëna në sulmin e Skënderbeut nga shitja e Bernard Berishës dhe Liridon Latifit, madje tashmë ai vlerësohet si ylli i radhës që mund të transferohet jashtë Shqipërisë.

Grumbullimi i Enis Gavazajt në Kombëtare do të pasonte thirrjen në skuadër të mesfushorit Sabien Lilaj, prezenca e të cilit në miqësoren me Turqinë duket thuajse e sigurt.

Nëse trajneri Panucci do të vendosë ta afrojë në skuadër dhe ti japë një shans, do të bëhet fjalë për rikthimin e Gavazajt pas dy vjetësh me ngjyrat kuqezi, me lojtarin që deri në 2015-ën ka luajtur me përfaqësuesen Shpresa, ku regjistroi 11 ndeshje duke shënuar edhe një gol.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button