Puxhdemon nuk do të kthehet në Spanjë për t’u marrë në pyetje dhe do të mbetet në Bruksel

Kryeministri i ndërruar katalanas, Karles Puxhdemon konfirmoi se ai dhe disa anëtarë të qeverisë së shpërbërë mbeten në Bruksel në pritje të një procesi të drejtë.

Paraprakisht, Qeveria spanjolle u bëri thirrje ish-ministrave dhe deputetëve të paraqiten në gjykatë sot dhe nesër.

Atyre personave u janë ngritur aktakuza për nxitje të kryengritjes dhe mund të marrin deri 30 vite burg.

Disa nga ministrat e ndërruar katalanas megjithatë do të shkojnë në Madrid për t’u përgjigjur në pyetjet e gjykatës. Të tjerët me Puxhdemon do të mbeten në Bruksel.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button