Vendkalimi kufitar në Bllacë, policia kapi mbi një ton drogë

Mbi një ton marihuanë kanë konfiskuar dje nëpunësit doganorë në vendkalimin kufitar Bllacë në hyrje të Republikës së Maqedonisë. Droga e cila deri më tani është sasia më e madhe e konfiskuar në një rast është gjetur në një automjet transportues, ndërsa shoferi është në arrati.

Siç informoi drejtori i Drejtorisë Doganore Gjoko Tanasoski, pasi automjeti në filialin doganor Bllacë është paraqitur për fillim për procedurën tranzit, nëpunësit doganorë sipas kritereve për analizë të rrezikut e kanë njoftuar shoferin se do të bëjë kontroll të hollësishëm. Pas një kohe të shkurtër përfaqësuesi doganor e ka njoftuar nëpunësin doganor se shoferi është larguar nga terminali dhe ka shkuar në drejtim të panjohur duke e lënë automjetin dhe mallin në vendkalim.

“Pas konsultimit me prokurorin publik, është inkuadruar në kontroll të hollësishëm të gjysmërimorikos e cila ishte e ngarkuar në Republikën e  Kosovës me letër për riciklim të dedikuar për Republikën e Turqisë. Gjatë kontrollit me largimin e disa ballëve të letrave në pjesën e mesme të rimorkios janë gjetur rreth 839 pako të mbështjella me cellofan të tejdukshëm me peshë të ndryshme. Ato ishin të mbushura me materie bimore me ngjyrë të gjelbër e cila në tester të drogës tregoi se bëhet fjalë për drogë narkotike, marihuanë”, informoi drejtori Gjoko Tanasovski.

Sipas drejtorit, droga e konfiskuar e cila dedikohet për treg në Turqi do të arrinte vlerën prej 4 milionë euro.

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski i cili së bashku me drejtorin e Drejtorisë Doganore e vizituan vendkalimin kufitar ku është konfiskuar droga, theksoi se ka konfiskimi i kësaj sasie të drogës tregon se Qeveria dhe MPB-ja janë të vendosur që trafikimi me drogë, armë dhe të gjitha trafikimet e tjera të palejuara të goditen me qëllim të përballjes me krimin dhe korrupsionin në Maqedoni.

“Duke e pasur parasysh se para tre ditëve kemi konfiskuar 18 kilogram marihuanë dhe tani është mbi një tonë, tregon në përkushtimin e atyre të cilët punojnë në këtë vendkalim dhe të të gjithë vendkalimeve kufitare në Republikën e Maqedonisë për luftë serioze joselektuese kundër krimit dhe korrupsionit i  bren shoqërinë e Maqedonisë tani më një kohë të gjatë”, porositi Spasovski.

Me urdhër të gjykatësit për procedurën paraprake, inspektorët e autorizuar doganorë në bashkëveprim të pjesëtarëve të SPB Shkup kanë kryer bastisje në shtëpinë e personit të dyshuar. Procedura parahetimore është në vijim dhe ende po sigurohen gjurmë dhe objektiva të cilat mund të shërbejnë si dëshmi në procedurën penale.

Drejtoria Doganore kundër 37 vjeçarit  E.B. nga Shkupi i cili është në arrati dhe është i pakapshëm për organet e ndjekjes do të parashtrojë kallëzim penal deri te prokuroria kompetente për shkak të ekzistimit të dyshimit bazë se ka bërë vepër penale prodhimtari të paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekusorëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button