fbpx

SHGM – KEMM: Vetërregullim, jo rregullim të mediave online në Maqedoni

Vetërregullim, dhe jo rregullim për mediat online, propozojnë Këshilli për Etikë në Mediat e Maqedonisë (KEMM) dhe Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), njofton Portalb.mk.

Ashtu siç theksoi sot në konferencë për shtyp kryetari i SHGM-së, Naser Selmani dhe Mirçe Adamçevski nga KEMM, është e nevojshme praktika në të cilën mediat online në integritetin e tyre do të garantojnë identitet transparent, ndërkaq në lidhje me pronësinë, strukturën redaktorialë, autorët, politkkën e privatësisë…

Qëndrimi i SHGM-së kundër rregullimit të online mediave, sipas Selmanit, bazohet në rekomantikim e Këhsillit të Evropës për liritë në internet, të miratuar në vitin 2016.

“Ky rekomandim definohet si e drejtë themelore e njeriut. Maqedonia si anëtare e Këshillit të Evropës ka obligim që ta respektojë këtë të drejtë, ta mbrojë dhe promovojë çdo vendim sipas këtij rekomandimi”, tha Selmani.

Zoran Riçliev nga SHGM, i cili është autor i rekomandimeve për rritjen e integritetit dhe profesionalitetit të mediave online, tha se është fakt që ka rritje të keqpërdorimeve nga mediat online në Maqeodni dhe se fenomeni i lajmeve të rrejshme i cili është global lidhet me vendin tonë dhe se ka një sërë ueb-faqesh informative të cilët sillen si media, ndërkaq qëllimi i tyre është që të ndikojnë në diskursin publik dhe shtrembërimin e tyre. Sipas tij, këto shtrembërime kanë sjell deri në thirrjen për rregullim të hapësirës online. Riçliev sqaroi se njëra nga idetë për vetërregullim, është ekzistimi i KEMM-së dhe SHGM-së, të cilat merren me ngritjen e profesionalitetetit dhe etikës në media. Ai vlerësoi se rregullimi i mediave online është i panevojshëm pasi që është edhe e pamundur, transmeton Portalb.mk.

Adamçevski nga KEMM vlerëson se edhe pse mediat online nuk përfshihen në ligjet mediatike, ata rregullohen me disa ligje direkte dhe indirekte, gjegjëissht ka disa dispozita nga ata ligje që kanë të bëjnë me fushën e mediave online.

“Vetërregullimi është rregullimi më efikas në mediat online për disa arsye. Në kushte të ndryshimeve të vazhdueshme të teknologjisë mediatike ajo ofron fleksibilitet më të madh në krahasim me rregullimin shtetëror. Ajo është më efikase dhe zgjat më shkurt nga kontestet gjyqësore të gjata dhe të kompleksuara”, theksoi Adamçevski.

Kryetarja e KEMM, Marina Tuneva bëri thirrje që mediat online të tregojnë interes për anëtarësim në KEMM. Ka kritere, theksoi Tuneva, të cilat i përgatit Këshilli për atë se si të bëhen anëtar, gjegjësisht duhet t’i plotësojnë.

“Nëse ndonjë medium ose internet portal paraqet interes që të bëhet anëtare e KEMM atëherë shqyrtohet si funksionojnë kriteret versus, dhe nëse vlerësohet se i plotëson atëherë do të bëhet anëtare e KEMM”, tha Tuneva.

Anë pozitive e vetërregullimit, sipas KEMM dhe SHGM, është ajo që mundëson fleksibilitet dhe paraqitet në rol të mekanizmit për mbrojtje nga përzierjet potenciale të qendrave të fuqive në përmbajtjet mediatike, ndërkaq dobësi është ajo që shqipton sanksione morale.

foom-logo-disklejmerKy tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Observatori i reformave mediatike”, të cilin e realizojnë Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, “Agora” – Qendra për promovimin e vlerave qytetare dhe Platforma për gazetari hulumtuese dhe analiza (PINA), me mbështetjen financiare të Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.
Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button