Shinxo Abe është rizgjedhur kryeministër i Japonisë

Dhoma e ulët e Parlamentit japonez sërish e zgjodhi, Shinxo Aben kryeministër pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, në të cilat fitoi partia e tij liberal-demokrate (LDP).

Abe e mori mbështetjen e 312 nga gjithsej 465 deputetëve në Dhomën e ulët të Parlamentit. Pritet që qeverinë ta formojë me përbërjen e njëjtë.

Kryeministri japonez kohë më parë shpalli zgjedhje të jashtëzakonshme, duke pritur se partia e tij LDP konservatore do të realizojë rezultat të mirë, pasi që partia më e madhe opozitare demokratike u shpërbë nga fundi i shtatorit, ndërsa rejtingu i tij u rrit.

Koalicioni në pushtet më 22 tetor fitoi shumicë prej dy të tretash me 310 nga 465 vendet e deputetëve.

Siç ka njoftuar MIA në lajmet e mëparshme, Abe është kryeministër i Japonisë prej dhjetorit të vitit 2012.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button