fbpx

Arrestohet ish kryetari i Komunës së Gjorçe Petrovit, Sokol Mitrevski

Ish kryetari i Komunës  së Gjorçe Petrovit, Sokol Mitrevski, është arrestuar në mëngjesin e sotëm, njofton Portalb.mk.

Mitrovski është arrestuar për rindarjen e paligjshme të tokës në territorin e komunës dhe për dhënien joligjore nën koncesion të tokës.

Bashkë me Mitrevskin janë arrestuar edhe 5 persona të tjerë të punësuar në komunë.

Nga Prokuroria thonë se për shkak të ekzistimit të dyshimit, Prokuroria Publike e Shkupit ka ndërmarrë masa kundër më shumë personave të involvuar të cilët kanë mundësuar privatizim të tokës në pronësi të njërës komunës.

“Privatizimit i ka paraprirë procedurë për konstatimin e statusit të ndërtimit të paligjshëm të tre objekteve, të cilët janë realizuar në mënyrë të paligjshme. Si rezultat i kësaj procedure të mbaruar është bërë legalizimi i objekteve dhe është privatizuar toka. Me atë ka mundësuar që të blihet toka 1 euro për M2, derisa çmimi në treg ka qenë shumë më e madhe”, thonë nga Prokuroria duke shtuar se opinioni do të njoftohet më tej në lidhje me rastin në fjalë.

Mitrevski prite që të dorëzohet në një nga stacionet policore në Kisella Vodë ose Gazi Babi.

Ai ka qenë tre mandate kryetar i Komunës Gjorçe Petrov. Në vitin 2005 fitoi si kandidat i pavarur, ndërkaq në zgjedhjet lokale 2009-2013 ishte kandidat i VMRO-DPMNE-së.

Mitrevski është gjeneral në pension, njëra nga themeluesit e Fakultetit të Mbrojtjes në Shkup dhe profesor në Akademinë Ushtarake. Ishte adjutant i ish presidentëve të Maqedonisë Kiro Gligorov dhe Boris Trajkovski.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close