Sulm në Nju Jork, dy të vdekur nga kamioni dhe të shtënat

Dy persona dyshohen të kenë vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur, pas të shtënave me armë zjarri dhe një sulmi me kamion në Manhattanin e poshtëm, transmeton Top Channel. 

ncidenti thuhet të ketë ndodhur pranë rrugëve “Chambers” dhe “Houston”. Raportimi i parë mbi incidentin është bërë nga radio-skaneri i Policisë së Nju Jorkut, rreth orës 15:20 me atë lokale.

Departamenti i Policisë konfirmon se është arrestuar një person në lidhje me incidentin, por hetimet janë duke u zhvilluar.

Këngëtari Josh Groban shkroi në “Twitter” se kishte dëgjuar të shtëna me armë, teksa shëtiste me qenin e tij. “Oh Zot, sapo dëgjova të shtëna armësh. Nisa menjëherë të vrapoj me qenin tim”, është mesazhi i tij.

Raportime të tjera mbi incidentin sugjerojnë se një kamion është drejtuar drejt një zone biçikletash, e ka shtypur aty çiklistë dhe këmbësorë.

Policia e Nju Jorkut nuk e ka konfirmuar ende informacionin e përhapur në mediet sociale këtë të martë, por një zëdhënës shtoi se të gjitha raportimet po hetohen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button