Кëto janë vrasjet që tronditën botën (VIDEO)

Çfarë ju sjell në mendje fjala “vrasje”? Ndoshta njerëz të famshëm, snajpera, helme, dhe të tjera gjëra të rrezikshme. Bota.al sjell një listë me vrasjet e njerëzve të famshëm në histori. Nga ato që tronditën dhe ndryshuan botën, një herë e përgjithmonë.

John F Kennedy

U vra në mes të ditës, i ulur në sedilen e pasme të limuzinës presidenciale. Vrasja e Kennedy tronditi thellë Amerikën, që nuk e ka marrë veten edhe sot.

ROBERT KENNEDY

5 vjet pas vrasjes së vëllait John, Bobby Kennedy u vra ndërkohë që bënte fushatë për presidencën. Pas vdekjes së tij, të gjithë kandidatët presidencialë kishin mbrojtje nga shërbimi i fshehtë.

BENAZIR BHUTTO

Kryeministrja e Pakistanit u qëllua teksa kish dalë në dritaren e sipërme të mjetit të saj të blinduar. Ajo vdiq në spital një orë më vonë.

ABRAHAM LINCOLN

Vetëm 5 ditë pas humbjes së Konfederatës, Lincolni u vra në Ford Theatre nga John Wilkes Booth. Aktori-vrasës nuk duronte dhënien e të drejtës së votimit për zezakët. Edhe pse dihej që President kishte shumë armiq, vrasja tronditi Amerikën. Që atëherë, Lincoln është renditur mes presidentëve më të mëdhenj që ka patur SHBA.

CAR ALEKSANDRI II

I njohur si Aleks Çlirimtari, Cari po shëtiste me karrocën e tij, një pasdite të diele. Pjesëtarë të organizatës së majtë “Vullneti i Popullit” nisën të hedhin granada drejt tij. Cari doli nga karroca dhe arriti t’u shpëtojë disave, por nuk ishte i shpejtë sa duhej.

ANVAR SADAT

Presidenti i tretë i Egjiptit u vu në shënjestër të islamistëve, pas firmosjes së Marrëveshjes së Sinait me Izraelin. Kjo gjë shkaktoi vrasjen e tij, pas një atentati gjatë Paradës së Fitores në Kairo.

Malcolm X

Pas një jete plot aventura, që shpesh i ndante ndjekësit e tij, Malcolm X u vra nga grupi ku dikur bënte pjesë: Kombi i Islamit.

Indira Gandhi

Kryeministrja e tretë e Indisë, Indira u vra nga 2 truproja të saj, tek shëtiste në kopësht. Vrasësit e saj më pas u dënuan me vdekje.

Filipi II i Maqedonisë

Babai i Aleksandit të Madh u vra nga një prej truprojave të tij, gjatë dasmës së të bijës. Tre truproja të tjera ndoqën dhe vranë më pas vrasësin e Mbretit.

John Lennon

John Lennon u qëllua 4 herë në shpinë teksa shëtiste me Yoko Onon në Nju Jork Pak orë më herët, ai kishte firmosur një kopje të albumit të tij për atentatorin, Mark Chapman.

Itzhak Rabin

Kryeministri i pestë i Izraelit u vra nga një terrorist izraelit. Vrasësi ishte kundër Marrëveshjes së Oslos, që do të sillte paqen në rajon.

JUL ÇEZARI

Me siguri, më i trondituri nga kjo vrasje, ka qenë vetë Jul Çezari. Bruti dhe senatorët e tjerë, e vranë perandorin brenda në sallën e Senatit.

Franz Ferdinand

Si trashëgimtar i fronit austro-hungarez, tronditja që krijoi vrasja e tij zor se mund të ekzagjerohet. Ishte kaq tronditëse, sa e zhyti njerëzimin në Luftën e Parë Botërore.

Martin Luther King Jr

Pak ditë para se të vritej në ballkonin e hotelit, Kongresi miratoi Ligjin e të Drejtave Civile. Shumë pak njerëz kanë lënë trashëgimi më të fuqishme se sa Martin Luther King Jr.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button