fbpx

Një vend pune bosh në kompaninë Burberry, drejtori kreativ jep dorëheqjen

Christopher Bailey do të largohet nga Burberry, pas 17 vitesh. Aktualisht me rolet e presidentit dhe drejtorit kreativ, po lë kompaninë e njohur të modës, vetëm pak muaj pasi ajo punësoi Marco Gobbetti si drejtor të përgjithshëm për të rimëkëmbur biznesin që kishte pasur vështirësi në përkthimin e cilësive të dizajnit në performanca financiare, shkruan Class.  

Në vitet 2000 Bailey-t iu njoh merita e shndërrimit të Burberry nga një markë e vjetër britanike e pëlqyer nga tifozët e futbollit në një markë mode shajesh, çantash dhe aksesorësh të tjerë të modës, siç u shndërrua pardesyja e njohur që dikur përdorej nga oficerët.

Ai mori drejtimin e markës pasi ish-drejtuesja e përgjithshme Angela Ahrendts u largua nga biznesi i modës në vitin 2014.

Megjithëse i vlerësuar si dizajner vizionar, Bailey u pa me mosbesim për role drejtuese. Vitin e kaluar, Burberry afroi Marco Gobbetti-n nga rivali luksoz Céline, pjesë e LVMH, për të marrë përgjegjësitë tregtare të Bailey-t.

Në atë kohë, Bailey këmbënguli që mezi priste për një marrëdhënie mrekullisht bashkëpunuese në të ardhmen. Megjithatë bashkëpunimi u ndërpre të martën, kur Bailey deklaroi dorëheqjen nga bordi marsin e ardhshëm. Ai do të qëndrojë deri në dhjetor 2018 për të ndihmuar, por nuk do paguhet me bonuse në para pas marsit.

Aksionet e Burberry pësuan një zbritje 0.62 për qind në Londër si përgjigje ndaj lajmit.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button