Spanja në pritje të deklaratës së Puxhdemonit

Ministri spanjoll i Punëve të Jashtme Alfonso Dastis sot deklaroi se do të ishte i befasuar në qoftë se Belgjika do t’i ndajë azil politik për liderin separatist katalanas Karles Puxhdemon, i cili së bashku me pesë anëtarë të qeverisë katalanase ndodhet në Bruksel.

Deklarata e këtillë vjen pas spekulimeve se është e mundur që Puxhdemon të kërkojë azil në Belgjikë, pasi nga Madridi është akuzuar për nxitje të kryengritjes, kryengritje kundër aktiviteteve shtetërore dhe përvetësim të mjeteve shtetërore.

Puxhdemon tanimë hyri në Pres klubin në Bruksel, prej nga do t’i drejtohet opinionit. Në hyrje refuzoi të japë çfarëdo lloj deklarate.

Gazetarët, të cilët e ndjekin ngjarjen, përshkruajnë se atje po ndodh “kaos”, për shkak se më shumë se 200 përfaqësues të mediave ndodhen në sallën e vogël, prej nga do të mbajë fjalimin Puxhdemoni.

Новинари прес

Paraprakisht, Brukseli zyrtar refuzoi t’ia lëshojë sallën në pres-qendrën ndërkombëtare në Bruksel, me të cilin udhëheq qeveria belge.

Tani për tani nuk është bërë e ditur se për çfarë do të dedikohet deklarata e tij. Sipas mediave, është e mundur që ai të publikojë se dorëzon kërkesë për azil politik në Belgjikë, ose se do ta udhëheqë “qeverinë katalanase në egzil në Bruksel”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button