Hapet procedurë falimentuese për “Feni Industri”

Gjykata Themelore Veles ka hapur procedurë paraprake për shqyrtimin e kushteve për hapjen e procedurës falimentuese për ndërmarrjen “Feni Industri” nga Kavadari. Për udhëheqës falimentues është emëruar Mirosllav Atanasievski nga Gostivari, ndërkaq seanca e parë është emëruar për 13 nëntor në Gjykatën Themelore Veles, njofton Portalb.mk.

Kërkesa për hapjen e procedurës falimentuese për “Feni” dje e ka dorëzuar Komercialna Banka AD Shkup, Stopanska Banka AD Shkup dhe Silk Roud Bank AD Shkup, por edhe kreditorët e “Feni Industri” Kavadar.

Qëllimi i dorëzimit të procedurës falimentuese, informojnë nga bankat, është në afat më të shkurtër të mundshëm me vazhdim të aktiviteteve të Feni Industri që të kryhet riorganizimi. Ata propozojnë që të gjendet investues serioz i cili do të mundet t’i marrë dhe servisojë obligimet e Feni Industri ndaj të punësuarve, bankave dhe kreditorëve të tjerë dhe me investim plotësues të mundësojë vazhdimin e mëtutjeshëm të punës së kombinatit.

Pronari i tanishëm i Feni Industri Kuniko, ka obligime të pashlyera prej 40 milionë eurove ndaj 3 bankave, por edhe 20 milionë euro ndaj kreditorëve tjerë.

Kryetari i Organizatës Sindikale “Feni Industri”, Gjore Palitov, mbrëmë deklaroi se bankat kanë bërë kërkesa jo-reale për garanca deri te investuesi bullgar, duke theksuar se janë kundër falimentimit.

Ai tha se bashkë me transportuesit kanë pasur takim me zv/kryeministrin Koço Angjyshev dhe janë marrë vesh që në ditët e ardhshme t’i japin mundësi investuesit bullgar “Enekod” që ta definojë ofertën ndaj bankave dhe kreditorëve tjerë.

"Feni industri"Ashtu siç u bë e ditur, Komerciallna Banka, Sillk Roud (ish Alfa Bank) dhe Stopanska Banka si dhe kreditorët më të mëdhenj të Feni Industri Kavadar, dje kanë dhënë propozim deri te gjykata kompetente për hapjen e procedurës falimentuese “në afat sa më të shkurtër kohor, me vazhdimin e aktiviteteve të Feni Industri, që të mundet të kryhet riorganizimi dhe të gjendet investues serioz që të mundet t’i merr dhe servisojë obligimet e Feni Industri ndaj të punësuarve, bankave dhe kreditorëve tjerë”. Kjo është thënë në brifingun e sotëm të Qeverisë mes bankave dhe zv/kryeministrit për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev, transmeton Portalb.mk.

Drejtori gjeneral i Komerciallna Bankës, Hari Kostov, ka informuar se borxhet e Feni-t ndaj kreditorëve bankar janë 40 milionë euro, ndërkaq 20 milionë euro kompania u ka borxh kreditorëve tjerë si lokal, tranpsortues etj.

Kostov gjithashtu theksoi se nuk është në interes të tyre që të mbyllet Feni, por hapja e procedurës së falimentimit nënkupton angazhim për gjetjen urgjente të një investuesi i cili do të mund ta vazhdojë punën dhe t’i paguaj të gjitha borxhet ndaj kreditorëve.

Më 20 tetor, kryetari i Sindikatës për Industri, Minierë dhe Energjetikë, Pece Ristevski deklaroi se fabrikën do ta marrë kompania bullgare “Enekod” dhe se nuk do të shkojë në falimentim, ndërkaq të gjithë të punësuarit do të ngelen në statusin që e kanë. Në mbledhje ka marrë pjesë edhe zv/kryeministri Angjushev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button