Jetviq kërkon 1 milion euro shtesë në buxhet për këtë arsye

Ministri për Kthim dhe Komunitete, Dalibor Jevtiq, përgjatë mbledhjes së Qeverisë që po zhvillohet sot ka kërkuar buxhet shtesë prej 1 milionë eurove në mënyrë që të zbatohet strategjia për ashkalinjë.

Gjithashtu sipas tij ky buxhet shtesë është edhe për kërkesa të tjerë si dhe bashkëpunimin në mes të komunave.

“Kërkojmë që në pajtim me këto kërkesa të vihen në pajtim duke shikuar mundësitë e tjera”, ka thënë ai.

Duhet përkujtuar që mbledhja e Qeverisë ka të bëjë me Projektbuxhetin për vitin 2018, ku Ministri I Financave ka bërë të ditur se do të jetë mbi 2 miliardë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button