Irani “po zbaton” marrëveshjen bërthamore, thotë OKB-ja

Inspektorët bërthamorë të Kombeve të Bashkuara nuk kanë vërejtur probleme në zbatimin e marrëveshjes bërthamore nga ana e Iranit, tha kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike, Yukiya Amano, njofton REL.

Me marrëveshjen e vitit 2015, Irani është pajtuar të frenojë programin e tij bërthamor në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ekonomike ndërkombëtare.

“Inspektorët tanë po i kryejnë përgjegjësitë e tyre pa asnjë problem”, th Amano në margjina të një konferencë për energjinë bërthamore në Abu Dabi.

Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike që të jetë më agresive në inspektimin e objekteve në Iran.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se regjimi i inspektimit të marrëveshjes është “i dobët” dhe ka paralajmëruar se SHBA mund të tërhiqet nga traktati bërthamor me Republikën Islamike.

Por, Amano tha se “Irani është subjekt i regjimit më të fuqishëm të verifikimit bërthamor në botë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button