LSDM: VMRO-DPMNE ta pranojë humbjen e bindshme të zgjedhjeve korrekte

Udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së duhet ta rishikojë qëndrimin e saj për mosnjohjen e procesit zgjedhor, porosisin  nga LSDM në reagimin në konferencën për shtyp të Vlatko Gjorçev nga VMRO-DPMNE.

Theksojnë se partia opozitare në plan të parë duhet t’i vendosë interesat e qytetarëve dhe të shtetit dhe të japë kontribut konstruktiv në procesin e reformave që është me rëndësi thelbësore për jetë më të mirë për të gjithë qytetarët.

“VMRO-DPMNE nuk mund të gjejë justifikim për humbjen e bindshme në zgjedhjet lokale për të cilat edhe ata vetë e dinë se janë mbajtur në një atmosferë të lirë dhe demokratike”, theksohet në kumtesë.

Sipas LSDM-së, qytetarët pas një kohë të gjatë patën mundësi të vendosin për zgjedhje korrekte dhe të rregullta në të cilat zgjodhën ndryshime dhe jetë për të gjithë në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button