BE kritikon Serbinë për të dënuarin për krime lufte në Kosovë

Bashkimi Evropian (BE) ka kritikuar Serbinë, një shtet kandidat për anëtarësim në BE, nga shkaku se ka emëruar një gjeneral të dënuar për krime lufte, për ligjërues në akademinë ushtarake të shtetit, që sipas BE-së është në kundërshtim me parimet themelore të Unionit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Tribunali i Kombeve të Bashkuara për krime lufte, dënoi me 14 vjet burg, gjeneralin në pension, Vladimir Lazareviç, për krimet të cilat i kryen trupat serbe në Kosovë gjatë luftës së vitit 1998-99. Lirimi i tij u bë në vitin 2015.

Në një komunikatë të shkruar, zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Maja Koncijançiç tha se “liderët politik duhet të bëjnë përpjekje të tejkalojnë trashëgiminë e hidhur, dhe të ecin përpara në mënyrë konstruktive me besim të ndërsjellë, dialog dhe tolerancë”.

Ajo tha se “Serbia, si një vend kandidat nuk guxon të devijojë nga këto parime. Emërimi i një të dënuari për krime lufte në Akademinë Ushtarake të Serbisë shkon pikërisht kundër këtyre parimeve”.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button