Tre milionë amerikanë çdo ditë mbajnë armë të mbushur

Tre milionë amerikanë, shumica meshkuj të rinj nga jugu i SHBA-së, çdo ditë mbajnë armë të mbushur zjarri, tregon studimi i publikuar në Ditarin amerikan për shëndet publik  (American Journal of Public Health).

Në qoftë se mbajtja e armëve matet në nivel mujor, ky numër arrin nëntë milionë, thuhet në studimin e parë për shprehitë për armë të amerikanëve, i realizuar pas rreth njëzet vite.

SHBA-ja është vend me numër më të madh të masakrave të realizuar nëpër shkolla, koncerte dhe vende të punës, theksojnë autorët e studimit.

“Ishte e rëndësishme të studiohet kjo çështje, për shkak se rreth 90 për qind e të gjithë vrasjeve dhe agresioneve pa pasoje vdekshmërie, në rastet kur do të identifikohet arma, është kryer me armë personale, deklaroi profesori Ali Rovani-Rabar, nga Universiteti në Uashington.

“Ky është hapi i parë i rëndësishëm drejt studimit të pasojave nga mbajtja e armëve, në bazë nacionale”, thotë ai

“Studimi jep vlerësim të saktë për sjelljen e atillë dhe tregon fotografi të llojeve të personave të cilët zgjedhin të ecin, duke mbajtur pistoletë”, thotë Rovani-Rabar.

Të dhënat janë grumbulluar në vitin 2015, ndërsa janë përfshirë 1.444 pronarë të armëve, që konsiderohet për ekzemplar reprezantues i bazës nacionale.

“Në krahasim me pronarët e armëve të zjarrit të cilët nuk e mbajnë me vete, ata të cilët këtë e bëjnë kryesisht janë të rinj, shumica meshkuj, jetojnë në jug të SHBA-së, janë rritur nëpër shtëpi ku ka pasur armë, politikisht deklarohen si konservativë dhe posedojnë më shumë se një copë armë”, theksojnë autorët e hulumtimit.

Studimi nga viti 2015 zbulon se më shumë se 80 për qind e pronarëve të armëve të zjarrit të cilët e mbajnë armën me vete, posedojnë leje për këtë, por nuk guxojnë tan mbajnë në vend ku duket.

Dy e treta e të anketuarve theksojnë se çdoherë e mbajnë armën të fshehur, ndërsa 10 për qind e mbajnë në vend ku duket.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button