Panna Cotta, ëmbëlsirë italiane

Panna Cotta është një ëmbëlsirë italiane, e cila njihet për thjeshtësinë e përgatitjes dhe shijen e saj të veçantë. Ka shumë variante sesi mund ta përgatisni, por ne kemi zgjedhur më të thjeshtën, shkruan Shije.al.

Përbërësit:
  • 125 ml qumësht
  • 125 ml krem qumështi
  • 50 gr sheqer
  • 1 fletë xhelatinë
Përgatitja:
Zieni në një tenxhere qumështin së bashku me kremin e qumështit dhe sheqerin.
Shtoni xhelatinën dhe më pas përziejeni mirë, duke mos lejuar të krijohet shkumë.
Hidheni në forma individuale dhe lëreni të ftohet për disa orë.
Hiqeni nga format dhe hidhini sipër sipas dëshirës shurup çokollate, karamel ose fruta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button