fbpx

Plenkoviq: Kroacia do ta vendos euron për shtatë deri në tetë vjet

Kroacia ka për qëllim që të bëhet anëtare e Eurozonës në shtatë deri në tetë vitet e ardhshme, deklaroi sot kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq.

“Qeveria jonë në mënyrë të theksuar është e orientuar në mënyrë proevropiane. Për realizimin e këtij qëllimi, kjo është me rëndësi vendimtare. Ajo që për ne është më e rëndësishme janë vendet e punës, zhvillimi rajonal dhe ekonomik. Kroacia ka dy hapa të rëndësishëm. Njëri është që të bëhet pjesë e hapësirës së Shengenit. E dyta është temë e konferencës së sotme, ndërsa ajo është inkuadrimi në Eurozonë”, deklaroi Plenkoviq në Konferencën e sotme të Qeverisë së Kroacisë dhe Bankës Popullore të Kroacisë “Strategji për vendosje të euros në Kroaci”.

Ai theksoi se nuk dëshiron të caktojë datë të saktë, por dëshiron që Kroacia “të bëhet anëtare e Eurozonës në afat prej dy mandate qeveritare”.

“Çfarë do të na sjellë euroja? Kredibilitet global, politik dhe ekonomik. Ai është një nga simbolet më të njohura dhe më konkrete. Euron e shoh si instrument, i cili është i dobishëm për zmadhimin e rritjes ekonomike. Sipas meje, nuk do të ndjejmë oscilime të kursit valutor. Një nga përparësitë kryesore janë edhe shpenzimet më të ulëta transaksioni, me çka Kroacia do të bëhet më tërheqëse për investitorët dhe me këtë do ta rrisni vlerën e tyre”, potencoi kryetari i Qeverisë kroate.

Në konferencë fjalim do të ketë edhe guvernatori i Bankës Popullore të Kroacisë Boris Vujçiq, i cili pritet të flet për përparësitë, por edhe për shpenzimet nga vendosja e euros në Kroaci.

Në pjesëmarrjen e mbrëmshme në Ditarin në Nova TV, ai theksoi se druajtja e qytetarëve nga rritja e çmimeve pas vendosjes së euros është e arsyeshme.

“Për ekonominë dhe qytetarët do të thotë ajo që nuk do të ketë rrezik kursi, i cili në Kroaci është shumë i madh. Në Kroaci kryesisht kursehet në euro. Në qoftë se kursi deprecon 10 për qind, borxhi rritet”, saktësoi Vujçiq. Ai theksoi se me vendosjen e euros, ky rrezik do të eliminohet, që do të jetë mirë edhe për qytetarë, për firmat dhe për investuesit.

Sipas tij, inflacioni në vendet e fundit të cilët e vendosën euron është rritur për 0,2 deri në 0,3 për qind.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button