Festa me armë zjarri në Çair dhe Tetovë, ja çfarë thonë nga MPB (VIDEO)

Ministria e Punëve të Brendshme po punon për pastrimin e rastit/rasteve për gjuajtje me armë zjarri gjatë festimit të mbrëmshëm të BDI-së pasi që dolën rezultatet për zgjedhjet lokale në Komunën e Çairit, ndërkaq edhe pse janë dëgjuar krisma edhe në Tetovë, në Polici nuk ka pasur ndonjë paraqitje për “prishje të rendit dhe qetësisë publike me gjuajtje me armë zjarri”, njofton Portalb.mk.

“Po punohet për pastrimin e rasteve për gjuajtje me armë zjarri në Komunën e Çairit gjatë festës, pritet që të identifikohen personat të cilët kanë gjuajtur”, tha shkurt për Portalb.mk, zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski duke shtuar se opinioni do të informohet në kohë për pastrimin e rastit.

Nga ana tjetër zëdhënësi i SPB-Tetovë, Marjan Josifovski, për Portalb.mk, thotë se tek ata nuk është paraqitur asnjë rast në lidhje me gjuajtje me armë zjarri gjatë festës së mbrëmshme.

“Te ne nuk ka të paraqitur asnjë rast, është e mundur që të ketë pasur diku ndonjë gjuajte, por problem është që të konstatohet ku, kur edhe kush e ka gjuajtur, pasi që ekipi policor derisa të arrijë në vendin e ngjarjes zakonisht ndalen gjuajtjet, ndërkaq qytetarët nuk informojmë për këtë gjë”, thotë Josifovski.

Ndryshe, për gjuajtje me armë zjarri pason procedurë kundërvajtëse pasi që bëhet fjalë për “prishje të rendit dhe qetësisë publike”. Siguria e të pranishmëve në sheshin “Skënderbeu” ishte e rrezikuar. Një pjesë e plumbave kanë mbaruar n pjesën e poshtme të sheshit, kështu që disa copëza nga betoni e kanë goditur kryetarin e ri të komunës së Çairit Visar Ganiu dhe Bujar Osmanin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button