LSDM paralajmëroi fitore edhe në 10 komuna

Sipas rezultateve paraprake të LSDM-së kandidatët e tyre kanë fitore të sigurt në komunat Butel, Gradsko, Karbincë, Kisella Vodë, Makedonski Brod, Mogillë, Novacë, Nagoriçan  i Vjetër, Çashkë dhe Shtip, informoi Ivana Tufegxhiq.

“Qytetarët votuan në mënyrë korrekte dhe demokratike dhe i rrumbullaksuan ndryshimet në gjithë Maqedoninë”, theksoi Tufegxhiq.

Ajo tha se edhe në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale, qytetarët e kanë dhënë besimin për konceptin që e kanë promovuar koalicioni i kryesuar nga LSDM-ja, i formuar para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, e i cila vazhdoi edhe në këto zgjedhje lokale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button