Amano: Irani e respekton Marrëveshjen për programin bërthamor

Irani tërësisht e respekton Marrëveshjen për programin bërthamor iranian, deklaroi sot në Teheran drejtori i përgjithshëm i Agjencisë ndërkombëtare për energji bërthamore (ANEB), Jukija Amano.

Ai theksoi se Irani i respekton obligimet e veta nga marrëveshja dhe kërkoi këtë ta bëjnë të gjithë nënshkruesit e saj.

“Respektimi i marrëveshjes bërthamore është veçanërisht e rëndësishme. Ne nuk duam anulimin e saj dhe kalojmë në variante tjera. Irani tërësisht i plotësoi obligimet e veta nga marrëveshja dhe dëshirojmë edhe vendet tjera ta bëjnë të njëjtën”, tha Amano pas takimit me nënkryetarin iranian dhe shef i Agjencisë shtetërore për energji bërthamore, Ali Ambar Salehi.

Salehi nga ana e tij deklaroi se ANEB-i deri më tani nuk ka kërkuar nga Teherani t’i lejohen inspektime të reja në objektet bërthamore iraniane.

“Irani konsideron se Marrëveshja për programin bërthamor iranian është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe nuk dëshiron ajo të dështojë”, deklaroi Salehi.

Tema kryesore e takimit Salehi-Amani është respektimi i marrëveshjes bërthamore nga ana e Iranit.

Marrëveshjen për programin bërthamor iranian e arritën Irani dhe gjashtë forcat botërore – Britania e Madhe, Gjermania, Kina, Rusia, SHBA-ja dhe Franca në vitin 2015. Me të, Irani u obligua ta kufizojë programin e vet bërthamor, në këmbim për heqjen e sanksioneve ndërkombëtare ndaj Teheranit.

Presidenti amerikan Donald Tramp nga mesi i muajit e akuzoi Teheranin se nuk e respekton marrëveshjen dhe deklaroi se është e mundur që SHBA-ja të tërhiqet nga ajo.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button