fbpx

Marsh kundër pavarësisë së Katalonjës në Barcelonë

Në Barcelonë sot mbahen demonstrata të mëdha të ithtarëve të unitetit spanjoll, pasi Katalonjës iu mor autonomia për shkak të shpalljes së pavarësisë.
Sipas policisë, në tubim marrin pjesë rreth 300.000 persona, ndërsa organizatorët pohojnë se në ngjarje janë të pranishëm pothuajse një milion persona.

Pjesëmarrësit në tubim janë kundër pavarësisë së rajonit më të pasur spanjoll, të shpallur pas referendumit të mbajtur më 1 tetor, të cilin Madridi e shpalli si të paligjshëm.
Një numër i madh i protestuese mbajnë flamuj spanjoll, si dhe transparentë me të cilat kërkojnë arrestimin e liderit të shkarkuar katalonas, Karles Puxhdemon.

Sipas organizatorëve, qëllimi i marshit është që të mbrohet uniteti i Spanjës dhe të hidhet poshtë “sulmi i pa precedent në historinë e demokracisë”.
Slogani i tyre është “Ne jemi Katalonja. Mendje e shëndoshë për ekzistencë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button