Ja çfarë deklaroi pas votimit kandidatja për kryetare të Tetovës, Teuta Arifi (VIDEO)

“Votimi i rrethit të dytë gjithmonë kërkon një aktivizëm plus. Për mua është një kënaqësi e veçantë fakti që brenda dy javësh arrita të mbaj atë tempon pozitive të fushatës sime, për arsye se mendoj që fushatat pozitive gjithmonë kanë se çka tu bëjnë më të qartë votueseve”, tha kandidatja për kryetare të komunës së Tetovës nga partia Bashkimi Demokratik për Integrim pasi që votoi sot në Tetovë, njofton Portalb.mk

“Ajo që është e rëndësishme për të gjithë ne është që edhe ky raund i zgjedhjeve të kaloj në mënyrë ferr, demokratike dhe të qetë, me qëllim që fitorja të ketë kuptimin e vet si rezultat i një procesi demokratik zgjedhorë, dhe normalisht është shumë e vlefshme që qytetarët sipas bindjeve të tyre të dalin dhe të thonë vendimin e tyre sa i përket asaj se kush do të udhëheq 4 vitet e ardhshme me qytetin e tyre”, shtoi më tej Arifi.

LEXO: Ja çfarë deklaroi pas votimit kandidati për kryetar të Tetovës, Bilall Kasami (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button