fbpx

Ja çfarë tha pas votimit kandidati për kryetar të Komunës së Sarajit, Bashkim Bakiu (VIDEO)

Kandidati për kryetar të Komunës së Sarajit nga radhët e Lëvizjes BESA, Bashkim Bakiu, pas realizimit të të drejtës së votës, në një deklaratë për Portalb.mk, ka deklaruar se në përgjithësi procesi i votimit ka shkuar në rregull, por ka pasur presione ndaj aktivistëve të partisë së tij, si dhe ka pasur agjitacion ndaj votuesve, raporton Portalb.mk.

“Procesi rrjedh në rregull, kemi vërejtje për disa incidente të vogla ku janë kërcënuar disa aktivistë tanë, gjegjësisht vëzhguesi i Komisionit Komunal dhe ka alarmim nga disa anëtarë të komisioneve dhe simpatizantët të cilët kanë presion. Në disa vendvotime bëhet agjitacion, gjegjësisht nëpër korridore të shkollave ka aktivistë të BDI-së të cilët u bëjnë presion votuesve”, tha Bakiu, duke shtuar se pret fitore në bazë të kalkulimeve të tyre, siç tha ai, sidomos pas koalicionit me Aleancën për Shqiptarët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button