Ja çfarë deklaroi pas votimit kandidati për kryetar të Tetovës, Bilall Kasami (VIDEO)

Sot kemi mundësinë të zgjedhim pushtetin tonë lokal, ata të cilët do të duhet të na shërbejnë në katër vitet e ardhshme. Uroj të kemi mundësi për zgjedhje të lira, fer dhe demokratike edhe ka pasur tentime për deformim të procesit zgjedhor, kjo ishte porosia e kandidatit të Lëvizjes BESA për Qytetin e Tetovës, Bilall Kasami, pasi që votoi bashkë me bashkëshorten e tij, raporton Portalb.mk.

“Ne si Lëvizje Besa do të angazhohemi deri në fund që qytetarët të kenë mundësi të zgjedhin ata që më së miri do tu shërbejnë tyre e jo dikujt tjetër. Andaj urojmë që kjo ditë të jetë ditë gëzimi për tetovarët që nga nesër të nisë një jetë e re.” tha ai.

Bilall Kasami duke votuar

Sa i përket parregullsive zgjedhore, ai tha se mbrëmë para zyrave të partisë disa njerëz që janë prezantuar si punonjës të policisë, ua kanë marrë letrat e njoftimit aktivistëve të tyre.

“Rasti është paraqitur në polici që tua kthejnë letrat e njoftimit. Ka pasur tentime të policisë t’i kërcënojë ata persona ta ndryshojnë deklaratën. Sot do të kërkojmë deklaratë zyrtare nga organet e rendit të deklarohen për rastin.” tha Kasami, njofton Portalb.mk.

LEXO: Ja çfarë deklaroi pas votimit kandidatja për kryetare të Tetovës, Teuta Arifi (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button