Civil: Fillim i qetë dhe me kohë i ditës zgjedhore, nuk ka parregullsi më të mëdha

Fillim i qetë dhe me  kohë i ditës zgjedhore në 35 komunat ku po realizohet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale vërejnë vëzhguesit e shoqatës civile Civil-Qendra për liri.

Këtë sot në konferencë shtypi e theksoi kryetari i shoqatës civile Civil-Qendra për liri Xhabir Deralla, i cili tha se në fillim të ditës zgjedhore nuk shënohen parregullsi më të mëdha.

“Deri tani nuk është shënuar me përdorimin e spejit për shënim të votuesve ose UV llambën. Përkundër fillimit të qetë dhe të rregullt të ditës zgjedhore, vëzhguesit e Civil dorëzuan pesë raporte për parregullsi. Në fshatin Trubarevë, komuna Gazi Babë notohet shkelje e heshtjes zgjedhore dhe agjitim nga shtabi zgjedhor i një partie politike, ku po bëhet edhe evidencë e votuesve”, tha Deralla.

Theksoi se nga vëzhguesit e tyre në komunën Shuto Orizarë kanë raport për transport të organizuar të cilin po e realizon një ish-zëvendësministër nga pushteti i kaluar. Transporti, theksoi, është realizuar me automobila dhe me një furgon, targat e të cilit janë shënuar.

“Gjithashtu, në Shuto Orizarë në shkollën ’26 Korriku’ notohen dy raste të votimit familjar. Në Shtip një polic ka kërkuar nga një vëzhgues i akredituar i Civilit që të largohet nga vendi i cili ndodhej jashtë vendvotimit. Edhe pse në mënyrë të drejtë i ka prezantuar dhe i ka treguar të gjithë dokumentet e nevojshme i është thënë që të largohet nga ai lokacion”, tha Deralla dhe shtoi se në shkollën “26 Korriku” ka pasur fotografim të fletëvotimit dhe personi është arrestuar nga policia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button