Vdiq sot në mëngjes, kush ishte Adela, ylli i ‘Big brother’

Gazetarja e njohur Adelajda Xhamani ka humbur jetën ditën e sotme në Tiranë.

Trupi i saj pa jetë është gjetur në orët e para të mëngjesit nga dy mikeshat e saj, mësohet se Adela ka ndëruar jetë nga një atak kardiak.

Adela Xhamani ishte mësuesja nga Kavaja e cila u bë e famshme pasi mori pjesë në edicionin e dytë të spektaklit Big Brother.

Ajo fitoi vëmendjen e publikut edhe falë lidhjes që krijoi brenda në shtëpi me një prej banorëve.

Pasi nuk arriti të fitonte dhe pasi doli nga kjo garë me një dashuri të dështuar, Adela nisi jetën e saj në Tiranë, jo më në qytetin ku jetonte më parë.

Vajza simpatike nga Kavaja, e diplomuar për gjuhë-letërsi, e ka provuar veten në gazetari dhe duket se me këtë profesion shkon shumë mirë.

Por për të gjithë ata që nuk e dinin, Adela dikur merrte pjesë në reklama. Në një foto të publikuar prej saj në Instagram, shfaqet një tjetër Adelë, më e dobët, më e re dhe seksi.

Pikërisht këtë thotë edhe vetë ajo në krah të fotos: “Kur unë isha gocë reklamash dhe me 10 kg më pak”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button