Një i vdekur dhe dy të lënduar në një aksident në autostradën Gradsko – Veles

Një person e ka humbur jetën, ndërsa dy janë lënduar në një aksident trafiku që ndodhi në mëngjes në autostradën Gradsko – Veles, kur një automjet i udhëtarëve BMW është përmbysur në rrugë.

Siç njoftoi MPB-ja, aksidenti ka ndodhur në orën 4:00 në rreth 500 metra pas stacionit të pagesës Gradsko, në të cilin “BMW” me targa të Shkupit i drejtuar nga L.I.(26), ka humbur kontrollin e lëvizjes, ka kaluar në anën e majtë të rrugës dhe është përmbysur.

“Në automjet si bashkudhëtarë kanë qenë persona E.E.(24) nga Gostivari, i cili ka vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa A.O.(20) nga Gostivari dhe një grua e panjohur, kanë marrë lëndime dhe janë dërguar në Qendrën mjekësore në Veles”, njoftojnë nga MPB-ja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button