BE deklarohet për përfshirjen e Amerikës në dialogun Kosovë-Serbi

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj vazhdimisht po kërkon përfshirjen e Amerikës në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Por ndaj kësaj kërkese kishte reaguar ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq i cili kishte thënë se Amerika mund të përfshihet në dialog vetëm me pëlqimin e Serbisë.

Maja Kocijançiq, zëdhënëse e përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherini nuk ka dhënë një përgjigje konkrete në lidhje me mundësinë që Amerika të bëhet pjesë e dialogut, transmeton Lajmi.net.

“BE po punon ngushtë me Amerikën rreth Ballkanit Perëndimor. Puna në dialog është për të normalizuar raportet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit çka është duke vazhduar. Dy palët kanë konfirmuar angazhimin e tyre për vazhdimin e bisedimeve dhe zbatimin e të gjitha marrëveshjeve”, ka thënë Kocijançiq për Novosti.

Ajo ka thënë se data për vazhdimin e dialogut ende nuk është caktuar.

Zyrtarë të lartë serbë kishin thënë se nëse përfshihet Amerika në dialog, atëherë ata do të kërkojnë përfshirjen e Rusisë dhe të Kinës, ose që dialogu të kthehet nën patronatin e OKB-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button