KB dhe NATO: Çështja e Katalonjës të zgjidhet në kuadër të Kushtetutës spanjolle

Sekretari i përgjithshëm i KB-së Antonio Guteresh konsideron se çfarëdo lloj bisedimesh për shpërndarjen e kompetencave mbeten çështje e brendshme e Spanjës, deklaroi zëdhënësi i tij Farhan Hak.

Ai theksoi se “Sekretari i përgjithshëm i ka inkurajuar të gjitha palët që të gjejnë zgjidhje në kuadër të kushtetutës spanjolle dhe mbi bazën e politikës të zakonshme dhe mënyrave legale”.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, gjithashtu vlerësoi se “çështja e Katalonjës duhet që të vendoset në kuadër të rendit kushtetues spanjoll”.

Јенс Столтенберг

“Spanja është alet i përkushtuar i cili në mënyrë të rëndësishme kontribuon në sigurinë tonë “, shkroi Stoltenberg në Twitter.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button