Një skenar i frikshëm, nga lufta totale bërthamore SHBA-Rusi

Profesori i Shëndetit Publik Global në Universitetin Queen Mary të Londrës, ka një skenar të frikshëm, në rast se do të ketë një luftë totale bërthamore mes SHBA dhe Rusisë: “Dimrin bërthamor”, shkruan Bota.al.

“Një luftë bërthamore në shkallë të gjerë ndërmjet SHBA dhe Rusisë do të ishte shumë më e keqe. Shumica e armëve ruse dhe amerikane janë 10 deri në 50 herë më të forta se bombat që shkatërruan Hiroshimën. Në një luftë që përfshin përdorimin e armëve bërthamore strategjike të të dy shteteve (ato që përdoren larg nga fusha e betejës, që vënë në shënjestër infrastrukturën ose qytetet), rreth 150 milion ton blozë mund të lëshohen në atmosferën e sipërme. Kjo do të reduktonte temperaturat globale me 8 ° C – është skenari i “dimrit bërthamor”. Nën këto kushte, prodhimi i ushqimit do të ndalej dhe shumica dërrmuese e racës njerëzore, me gjasë do të vdiste”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button