Momenti i shpalljes së pavarsisë së Katalonjës nga Spanja (VIDEO)

Parlamenti i Katalonjës shpalli të premten pavarësinë nga Spanja.

Ligjvënësit kanë mbajtur votim të fshehtë, por pa pjesëmarrjen e opozitës, transmeton REL.

Kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoy, bëri thirrje për qetësi dhe tha se sundimi i ligjit do të rikthehet në Katalonjë.

Më herët, Rajoy u bëri thirrje senatorëve të miratojnë sundimin e drejtpërdrejtë mbi Katalonjën.

Ai tha se dëshiron të shkarkojë liderin katalans, zëvendësin e tij dhe ministrat rajonalë.

Këtë muaj, Katalonja ka mbajtur referendum për pavarësi, të cilin Madridi e ka shpallur jokushtetues.

Rajoy tha se kërkon masa të jashtëzakonshme, sepse nuk ka zgjidhje tjetër dhe se në Katalonjë duhet të kthehet “ligji, demokracia dhe stabiliteti”.

Ai akuzoi Qeverinë e Katalonjës për ndarje të familjeve dhe përçarje të shoqërisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button