Pavlopulos: Maqedonia ka qenë dhe do të mbetet greke

Presidenti grek Prokopis Pavlipulos në fjalimin e tij në Klubin e oficerëve në Selanik sërish e akuzoi Maqedoninë për falsifikimin e historisë, për përdorimin e emrit i cili gjoja nuk i përket edhe për shprehje të tensioneve irredentiste, dhe në këtë rast nuk la pa përmendur se Maqedonia ka qenë dhe do të mbetet greke.

Pavlopulos mori pjesë në dy festa në Selanik, njërën në kremtimin e mbrojtësit të qytetit Sh. Dhimitri, ndërsa në tjetrën për shënimin e përvjetorit nga çlirimi. Fjalimin në mbrëmjen solemne  në Klubin e oficerëve e shfrytëzoi që të dërgojë porosi të ashpra, por edhe më shumë porosi të njohura deri tek Maqedonia, Turqia dhe Shqipëria.

“I themi IRJM-së,  shtrimë dorën e miqësisë, por nuk ka gjasa të tolerojmë, kjo ëshë e qartë, dhe ne qartë e kemi bërë me dije. Nuk është vetëm falsifikim i historisë, sepse Maqedonia ishte, është dhe do të mbetet greke. Këtë e dinë të gjithë. Jo vetëm që nuk pranojmë falsifikim të historisë, nuk pranojmë tensione irredentiste të cilat sërish do ta bënin Ballkanin, fuçi baruti në Evropë”, porositi Pavlopulos.

Presidenti grek tha se Greqia e mbështet perspektivën evropiane të të gjitha vendeve të Ballkanit, por konkretisht, për Maqedoninë, porositi se duhet ta respektojë të drejtën evropiane.

“Kur ke një shtet i cili jo vetëm që e falsifikon historinë, por paraqitet edhe me emër i cili nuk i përket, kjo shpreh tensione irredentiste. Gjegjësisht në esencë, e konteston statusin kuo të kufijve të Ballkanit, kryesisht në kufijtë me Greqinë. Mbani mend se e drejta evropiane, përjashton çdo lloj të kontestimit të kufijve dhe konsideron se shteti i cili madje edhe në mënyrë indirekte përmes shprehjes së irredentizmit i konteston kufijtë, e shkel legjislacionin evropian, e ndërsa me të i minon perspektivën evropiane”, tha presidenti grek në fjalimin e mbrëmjes solemne në Klubin e oficerëve në Selanik.

Prokopis Pavopulos, deri më tani disa herë i dërgon porositë dhe akuzat e njëjta Maqedonisë gjatë fjalimeve nëpër qytete të ndryshme në Greqi. Herën e fundit, për Maqedoninë, ka folur në mbrëmjen solemne në nder të presidenti francez Emanuel Makron, gjatë vizitës së tij në Athinë, në fillim të shtatorit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button