Kasami: Shqiptarët erdhën deri në situatë që LSDM-ja t’u tregojë kë ta votojnë

Koalicioni me Aleancën për Shqiptarët do të sjellë ndryshime të mëdha për të mirë, tha lideri i lëvizjes BESA dhe kandidat për kryetar të komunës së Tetovës, Bilall Kasami në takimet e sotme me qytetarët së bashku me partnerin e koalicionit Zijadin Sela, në të cilat i prezantoi projektet nga programi zgjedhor.

“Ky koalicion do të thotë fillim i ndryshimeve për të mirën e shqiptarëve. Mjaft ishte qeverisja që në plan të parë e ka interesin personal, e jo të mirën e të gjithë qytetarëve. Si rezultat i kësaj mund të shihet në çfarë situata jemi sjellë”, tha Kasami dhe shtoi se bashkëpunimi do të vazhdojë edhe në ardhmen.

Theksoi se shqiptarët erdhën deri në situatë që LSDM-ja me kryetarin e saj dhe së bashku me BDI-në të vijnë deri te komunat e tyre dhe t’u tregojnë kush duhet të jetë kryetar komune dhe kush duhet t’i udhëheqë në katër vitet e ardhshme.

“Besoj se të gjithë qytetarët e kuptojnë se ata janë që vendosin dhe do të vendosin kush më mirë do t’i udhëheqë në katër vitet e ardhshme. Ne nuk jemi për VMRO-në, as për LSDM-në. Për ne janë të rëndësishme interesat e shqiptarëve dhe do të punojmë për shqiptarët. Ata që punojnë për LSDM-në, ndërsa dje kanë qenë për VMRO-në, mendojnë se edhe të tjerët janë të tillë. Unë u premtoj se do të punojë në shërbim të të gjithë qytetarëve të komunës së Tetovës”, tha Kasami dhe premtoi zhvillim urban dhe higjienë, si dhe mbështetje për universitetet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button