fbpx

Kjo është pasqyra e kriminalitetit në 6 vitet e fundit në Maqedoni (STATISTIKA)

Ministria e Punëve të Brendshme ka publikuar një përmbledhje me statistika në lidhje me krimin e përgjithshëm në Maqedoni në 6 vitet e fundit, gjegjësisht prej vitit 2010 deri në vitin 2016, njofton Portalb.mk.

Sipas të dhënave, mund të vihet në përfundim se numrat e krimeve në baza të ndryshme janë “zbutur”, gjgjësisht ka ulje të vogël.

Në vitin 2010, gjithsej në Maqedoni ka pasur 28.489 vepra penale, ndërkaq në vitin 2016 ka pasur 24.755 vepra penale, si vit i “lulëzimit” të krimit mund të quhet viti 2013 me 30.365 vepra penale.

Në 6 vitet e fundit ka pasur 26.494 vepra të krimit klasik (krim në të cilën si dëshmi paraqitet thika, helmi, pistoleta ose ndonjë tjetër mjet për kryerjen e veprës penale), ndërkaq në vitin 2016 22.732, si vit që më shumti ka pasur vepra penale të këtij lloji është 2013 në të cilën ka pasur 28.628 vepra.

Krimi i organizuar në numra është aty-këtu me rënie të vogël në vitet 2010-2016, gjegjësisht nga 309, tani është 259 vepra penale. Më së shumti vepra të krimit të organizuar ka pasur gjatë vitit 2015, gjegjësisht 342 vepra.

1365 vepra penale të krimit ekonomik janë regjistruar në vitin 2010, ndërkaq në vitit 2016, 1.166, mes këtyre viteve numri më i madh i krimeve të këtij lloji ka ndodhur në vitin 2011, gjegjësisht janë regjistruar 1376 vepra penale.

Në vitin 2010 janë regjistruar 789 vepra penale të krimit me tregti të palejueshme, numër i cili është i afërt me atë të vitit të kaluar, gjegjësisht 2016 me 770 vepra të regjistruara. Për këtë vepër, viti më i “suksesshëm” ka qenë 2015, ku ka pasur të regjistruar 814 vepra penale të këtij lloji.

cats

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button