Në Turqi arrestohen ish të punësuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme

 Policia turke sot arrestoi më shumë se 120 ish të punësuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme mbarë vendin për shkak të gjoja lidhjes së tyre me Fetullah Gjylenin.

Agjencia turke e lajmeve Anadolia njoftoi se të arrestuarit paraprakisht janë pushuar nga puna nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Njësitë për luftë kundër terrorizmit zbatuan aksione simultane në 30 provinca, për arrestimin e të dyshuarve.

Një pjesë e të arrestuarve ngarkohen se e kanë shfrytëzuar “Bajlok” aplikacionin për dërgimin e porosive të shifruara. Autoritetet turke pohojnë se aplikacionin e shfrytëzojnë anëtarët e rrjetit të Gjylenit, të cilin Ankara e akuzon se e ka organizuar tentimin e pasuksesshëm për grusht shtet në korrik të vitit 2016.

Në Turqi pas tentimit për grusht shtet janë arrestuar mbi 50.000 njerëz, ndërsa 150.000 janë ndërruar ose suspenduar nga vendi i punës në armatë, por edhe në sektorin publik dhe privat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button