10 vendet më të rrezikshme në botë, që nuk janë të sigurta për femrat (FOTO)

Femrat ende nuk janë të sigurta në këto vende, të konsideruar si më të rrezikshmet në botë. Siguria e grave tona është ende një çështje e madhe edhe pse bota ka përparuar. Çdo ditë gratë dhunohen, bëhen pjesë e trafikimit të qenieve njerëzore dhe të dhunës në familje në disa pjesë të këtyre vendeve të rrezikshme, shkruan Syri.net.

Këtu ju kemi njoftuar  për disa nga vendet më të rrezikshme në botë, që nuk janë të sigurta për gratë! Vë bast që kurrë nuk e keni ditur për to!

Image

1. Kolombia.

Ky është ndoshta vendi më i rrezikshëm, pasi ka shkallën më të lartë të sulmeve ndaj grave dhe shumica e tyre as nuk marrin drejtësi. Në vitin 2015 janë raportuar rreth 45,000 raste të dhunës në familje.

Image

2. Afganistan

Rreth 87% e popullsisë femërore në këtë vend është analfabete dhe rreth 70% -80% femrave detyrohen të martohen në moshë të hershme, të gjithë ndërmjet moshës 15-19 vjeçare. Ka raste të larta të dhunës në familje dhe me një raport të vdekshmërisë amtare prej 400 në 100,000.

Image

3. India

India ka popullsinë më të madhe në botë, por ende nuk është e sigurt për gratë për shkak të shkallës së lartë të përdhunimeve në grup, dhunës në familje dhe trafikimit të qenieve njerëzore dhe diskriminimit të femrave që në lindje. Sipas statistikave, në 30 vitet e fundit ka më shumë se 50 milion raste të tilla.

Image

4. Republika Demokratike e Kongos

Sipas hulumtimit, Kongo ka të rekordet më të këqija të dhunës me bazë gjinore. Përafërsisht rreth 1.150 femra janë përdhunuar çdo ditë dhe kjo arrin në 420.000 në vit. Rezultatet shëndetësore janë gjithashtu alarmante, me 57 për qind të femrave shtatzëna të raportuara si anemike.

Image

5. Somalia

Është një vend, ku u mungon ligji dhe rregulli, dhe ngacmimet seksuale, vdekshmëria e lartë e nënave, martesa e fëmijëve dhe gjymtimi gjenital i femrës janë një shqetësim i përditshëm.

Image

6. Pakistani

Mosha e hershme dhe martesa e detyruar, sulmet me acid dhe ndëshkimi me gurë janë shqetësimi kryesor i këtij vendi për femrat. Në këtë vend jeta e femrave nuk është e sigurt, pasi më shumë se 1,000 femra janë viktima të “vrasjeve të nderit” çdo vit, dhe 90% përballen me dhunë në familje.

Image

7. Kenia

Femrat e këtij vendi marrin vetëm një pjesë të vogël të të ardhurave që gjenerojnë, pavarësisht se janë vendi me një shkallë të lartë të prodhimit bujqësor. Perspektivat arsimore për vajzat janë të tmerrshme, pasi ato mësohen të ndihen gjithnjë inferiore ndaj gjinisë së kundërt. HIV është një problem i zakonshëm për një grua atje, pasi nuk kanë ndonjë kontroll mbi jetën e tyre private dhe seksuale.

Image

8. Brazili

Një hulumtim tregon se çdo 15 sekonda një femër është sulmuar seksualisht dhe një grua vritet çdo 2 orë në këtë vend. Femrat nuk lejohen të bëjnë një zgjedhje riprodhuese, pasi kodi i tyre penal ndalon abortet, përveç rasteve të përdhunimit, ose kur është fizikisht e rrezikshme të ketë fëmijën. Gratë që dalin  kundër dhe bëjnë abort, mund të burgosen për 3 vjet.

Image

9. Egjipti

Sulmet seksuale dhe ngacmimet janë aq të zakonshme atje, aq sa edhe turistët mund ta kenë përjetuar një gjë të tillë. Femrat injorohen, kur bëhet fjalë për të drejtat e tyre për martesë, divorc, kujdestarinë e fëmijëve dhe trashëgiminë.

Image

10. Meksika

Gjatë 2011-2012 janë 4.000 raste të grave të zhdukura. Gratë janë lënë pas dore qëllimisht nga sistemi ligjor, i cili nuk i mbron nga dhuna familjare dhe seksuale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button