Maqedonia me gjashtë mundës në Kampionatin Ballkanik për junior

Qyteti i Bursës së Turqisë, nga e premtja deri të dielën, do të jetë nikoqire e edicionit të trete me radhë i Kampionatit Ballkanik për junior, ku Maqedonia do të përfaqësohet me gjashtë mundës.

Rezultate pozitive nga ky eveniment prestigjioz do të kërkojnë Minir Rexhepi (55 kg), Elmedin Sejfullahu (60 kg) dhe Rijad Rexhepi (66 kg), ndërsa pjesë e ekipit qe do të udhëhiqet nga trajnerët Sedat Baftiu dhe Nazmi Ali, do të jenë edhe Ramadan Mustafovski (85 kg), Bujamin Nuishi (74 kg) dhe Kristijan Krstev (120 kg).

Garat individuale në program janë të premten dhe shtunën, ndërsa të dielën do të zhvillohen garat ekipore. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button