Kritikat e ashpra të Ramës ndaj gazetarëve, indinjohet Sonila Meço: Pa provoni…

Teksa gazetarët prisnin sot deklaratën e parë të kryeministrit Edi Rama pas votimit për ish-ministrin Tahiri, ai “shpërtheu” në një sërë akuzash të rënda ndaj gazetarëve dhe pronarëve të medias.

Ndaj kësaj sjellje, ka reaguar e indinjuar edhe gazetarja Sonila Meço e cila me tone të ashpra shkruan se kjo është gjuha e kryeministrit të Shqipërisë, shkruan gazetatema.net. 

Postimi i Sonila Meços në Facebook

Ik mëso!

Të të vijë turp!

Je i paditur!

Je i paformuar!

Flet përçart!

Je për të të qarë hallin!

Kjo është pyetje idiote!

Amplifikator thashethemesh!

Kazan!

Thirri mendjes!

Je problem i madh!

Përsëritje pyetjen ta marrin vesh të gjithë ç’idiot je!”
Sa i fyer do të ndiheshe nëse ta thonë në sy teksa bën punën tënde? Kujt do t’ja toleroje? Si do të ndiheshe? Çfarë do të bëje? ǒtë takon të bësh?

Kjo është gjuha e kryeministrit ndaj një gazetari, ndaj të gjithë gazetarëve, ndaj medias.

Janë dy pushtete të pavarura. Po nëse gazetari do të përdorte të njëjtën gjuhë?

Pa provoni t’i lexoni në të kundërt, si gjuha e gazetarit ndaj pushtetarit.

Përsëritini frazat, por tashmë në gjuhën e gazetarit!
Të patolerueshme nga kushdo ndaj kujtdo, por kujt do t’i përshtateshin më shumë?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button